U-19: Shqipëria e mposht Kosovën

U-19: Shqipëria e mposht Kosovën

Sport June 18, 2021 - 21:58
DETAJET

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 dhe ajo e Kosovës kanë luajtur mes vete një ndeshje miqësore, e cila ka përfunduar me fitoren 3-0 të kuqezinjve.


19-vjeçarët e trajnerit Armando Cungu kanë zhvilluar këtë të premte ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19.

Ky takim u luajtur në “Elbasan Arena” dhe ka përfunduar në favor të kuqezinjve, me rezultatin final 3-0.

Golat u shënuan nga Henri Nerguti, Klevi Qefalia dhe Dejvid Janaqi.

Ndeshja e parë e zhvilluar para disa ditësh u fitua nga djelmoshat e Ramiz Krasniqit me rezultat minimal 1-0. /Zeri.info