Anglia U21 mund të udhëhiqet nga Lampard

Anglia U21 mund të udhëhiqet nga Lampard

Sport April 16, 2021 - 22:01
Lajmet e fundit nga sporti

Krerët e Federatës Angleze të Futbollit janë duke kërkuar një trajner të ri për Kombëtaren U21, transmeton Zeri.info.

Nga detyra e trajnerit është liruar Aidy Boothroyd, pas dështimit të “Tre Luanëve” në “Euro 2021” për të rinj.

Mediat angleze raportojnë se krerët e shtëpisë së futbollit anglez janë duke menduar që postin e trajnerit te Anglia U21 t’ia ofrojnë Frank Lampardit.

Lampard është i papunë që nga 25 janari i këtij viti, kur u largua nga Chelsea.

Ish-mesfushori anglez paraprakisht kishte drejtuar edhe skuadrën nga Championship, Derby County. /Zeri.info