Mësohet koha kur Alaba do të zyrtarizohet te Real Madridi

Mësohet koha kur Alaba do të zyrtarizohet te Real Madridi

Sport April 16, 2021 - 18:23
Lajmet e fundit nga sporti

Sipas të gjitha gjasave, David Alaba nga sezoni i ardhshëm do bartë veshur fanellën e Real Madridit, transmeton Zeri.info.

“Marca” shkruan se mbrojtësi austriak do t’i bashkohet Real Madridit, por klubi mbretëror nuk do e zyrtarizojë para përfundimit të sezonit.

Sipas gazetës spanjolle, palët janë pajtuar për të gjitha detajet dhe Alaba nga sezoni i ri do jetë pjesë e “Los Blancos”.

28-vjeçari do transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Bayernin skadon më 30 qershor të këtij viti.

Sipas raportimeve nga Spanja, Alaba nuk do të jetë transferimi i vetëm i madrilenëve. /Zeri.info