Pasi Distria fitoi medaljen e artë, Kuka: Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë, ne s'dimë ndryshe

Pasi Distria fitoi medaljen e artë, Kuka: Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë, ne s'dimë ndryshe

Sport April 16, 2021 - 17:50
Lajmet e fundit nga sporti

Distria Krasniqi ka fituar sot medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Xhudistja e Kosovës e fitoi këtë medalje pa luftë, pasi që xhudistja nga Ukraina, Daria Bilodid, nuk u paraqit fare shkaku i një lëndimi të pësuar nga lufta e mëhershme.

Distria Krasniqi medaljen e artë e fitoi në kategorinë -48 kilogramë.

Pas medaljes së fituar, trajneri i xhudos, Driton Kuka, në llogarinë e tij zyrtare në "Facebook" ka shkruar:

“Kampione Evopianeeeeee...

Distria Krasniqi 48 Kg

Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,na sdijmë ndryshe!

Kosova mbi të gjitha.”

Kujtojmë se për Distria Krasniqi kjo është hera e parë që shpallet kampione e Evropës. /Zeri.info

Kampione Evopianeeeeee... Distria Krasniqi 48 Kg Xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë,na sdijmë ndryshe! Kosova mbi të gjitha ...

Posted by Driton Toni Kuka on Friday, 16 April 2021