Drenica fiton në udhëtim te Besa, shkëlqen Kreshnik Uka

Drenica fiton në udhëtim te Besa, shkëlqen Kreshnik Uka

Sport April 16, 2021 - 16:50
Detajet

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Prishtina, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në Superligë, shkruan Zeri.info.

Në kuadër të javës së 29-të, skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj ka shënuar fitore në udhëtim te Besa.

Ndeshja e zhvilluar sot në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar të dy golat e fitores për “Kuqezinjtë”, teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Ardi Qorri.

Drenica tani ka 33 pikë dhe renditet e teta në tabelë, kurse Besa mbetet me 10 pikë në pozitën e fundit. 

Besa - Drenica 1:2

- Përfundon ndeshja, Drenica kthehet me tre pikë në Skenderaj.

+3 minuta lojë shtesë.

89' Trajneri i Besës, Leutrim Krasniqi, ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

88' Zëvendësim te Drenica: Osman Mëziu inkuadrohet në vend të Baton Zabërgjës.

87' Zëvendësim te Besa: Blazo Rajovic dhe Bilal Taghiyoullah inkuadrohen në vend të Agon Xhakës dhe Redon Sylës.

80' Zëvendësim te Drenica: Gentrit Ulluri inkuadrohet në vend të Donald Rapos.

73' Gentrit Salihu gjuan fuqishëm nga distanca, por pret Arion Ymeri.

70' Guri Hana ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Zëvendësim te Besa: Donart Sheqerolli inkuadrohet në vend të Ardi Qorrit.

62' Zëvendësim te Drenica: Granit Jashari inkuadrohet, largohet Dardan Rogova.

58' GOOOL! Drenica kalon në epërsi, Kreshnik Uka realizon përsëri për 1-2.

55' Dradan Rogova ndëshkohet me karton të verdhë.

49' Dardan Rogova gjendet i vetëm me portierin, Agron Kolaj, i cili pret goditjen e tij.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

42′ Sërish rrezikon Drenica. Kreshnik Uka tenton nga ndërprerja, por topi përfundon mbi portë

GOL: 37’ Barazon rezultati. Dardan Rogova hasron në zonë, Kreshnik Uka e dërgon topin në rrjetë për shifrat 1:1

38’ Ardi Tahiri i Besës parabolon ‘gardianin’ Arion Ymeri, por mbrojtësi Eglentin Gjoni e largon topin nga vija fatale e mbrojtjes

35’ Protesta të mëdha të drenicasve. Baton Zabërgja ndalet në zonë nga Guri Hana, hesht gjyqtari Visar Kastrati

GOL: 25’ Besa kalon në epërsi prej 1:0 kur Ardi Qorri me një goditje nga distanca e kalon skuadrën pejane në epërsi duke e detyruar portierin Arjon Ymeri që ta largojë topin nga rrjeta

5’ Drenica rrezikon e para kur Baton Zabërgja gjuan, po goditja e tij përfundon në duart e portierit Agron Kolaj

01’ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Maliqi, Hana, Ajdini, Xhaka, Salihu, Beseni, Brruti, Qorri, Syla, Tahiri. Trajner: Leotrim Krasniqi.

Drenica: Ymeri, Frashëri, Bejta, Gjoni, Duani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Rugova, Uka, Zabërgja. Trajner: Sami Sermaxhaj.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Arben Halilaj.