“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport February 28, 2021 - 22:58

Në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës, dje dhe sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante.

Dramën në "Riza Lushta" e fitoi FC Prishtina ndaj Trepçës '89 (1:2), ku goli i fitores u shënua në fund të takimit, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, sot, Llapi mposhti Ballkanin 1:0, derisa Drita u rikthye te fitoret duke mposhtur Besën 3:1 në shtëpi.

Analisti Granit Begolli e ka komentuar ndeshjen Drita - Besa, derisa zbulon diçka edhe për futbollistin e gjilanasve Xhevdet Shabani.

Image

"Dritës i është nevojitur kjo fitore pas krizës së rezultateve", deklaroi Begolli në "ATV".

"Sa i përket futbollistit Xhevdet Shabani, mund të ndryshojë ambient në fund të edicionit", tregoi ai.

"Skuadër po, por ngjyra jo. Mbetet të shihet. Kam disa informata", zbuloi Granit Begolli. /Zeri.info