Sokoli për përplasjen eventuale mes Ademit e Salihut: Komunikata e FFK-së nuk është e kjartë, kjo gjë nuk duhej të ndodhte

Sokoli për përplasjen eventuale mes Ademit e Salihut: Komunikata e FFK-së nuk është e kjartë, kjo gjë nuk duhej të ndodhte

Sport February 28, 2021 - 22:44
Detaje

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm për një përplasje në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Konrektisht, është thënë se kryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu janë përleshur mes vete.FFK-ja me anë të një reagimi i mohoi këto zëra, por debati vazhdon të jetë aktual.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka thënë në emisionin "Dueli Sportiv" se kjo deklaratë nuk është e kjartë, mirëpo ai ka thënë se në rast se kjo është e vërtetë do të ishte skandal që nuk duhej të ndodhte.

“Në FFK ka vërejtje. Komunikata e FFK-së nuk është e kjartë. Ne këtu duhet me bo debate cilat janë shkaqet e kësaj. Nëse është e vërtetë unë mendoj se ky skandal nuk është dashur me ndodhë”, ka thënë Sokoli. /Zeri.info