Vëllaznimi e fiton përballjen ndaj Pejës, lëndohet rëndë Dardan Berisha

Vëllaznimi e fiton përballjen ndaj Pejës, lëndohet rëndë Dardan Berisha

Sport February 28, 2021 - 20:52
Detaje

KB Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 21-të në elitën e basketbollit kosovar, shkruan “Zeri.info”.

“Kuqezinjtë” kanë arritur ta mposhtin Pejën në shtëpi me shifrat 82:63.

Në këtë përballje, humbje tjetër për pejanët ka qenë edhe lëndimi i Dardan Berishës që sipas faqes zyrtare të klubit “verdhezi” ai ka tërhequr muskulin e këmbës dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.

Te Vëllaznimi pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Ty Nichols 25, Cenric Council 14 pikë e 15 kërcime, Emmanuel Omogbo 14 pikë e 16 kërcime, Robert Shesani 14 pikë dhe Andi Shehu 12 pikë. 

Kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 17 kërcime dhe Laron Dendy me 19 pikë e tetë kërcime.

Vëllaznimi ka gjashtë fitore dhe 15 humbje, kurse Peja 12 fitore dhe tetë humbje.

Kujtojmë se sot edhe Rahoveci e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në derbin e javës. /Zeri.info