Chelsea fiton me përmbysje ndaj Leeds United dhe merr lidershipin në Premierligë

Chelsea fiton me përmbysje ndaj Leeds United dhe merr lidershipin në Premierligë

Sport December 05, 2020 - 23:02

Skuadra londineze, Chelsea ka shënuar fitore në shtëpi kundër Leeds United, raporton “Zeri.info”.

Futbollistët e drejtuar nga Frank Lampard u djerësitën shumë për të marrë këtë fitore të rëndësishme.

Leeds shënoi pas vetëm katër minutave me anë të Bamford që befasoi vendasit në fillim të takimit.

Por Chelsea u rikthye në lojë me sulmuesin francez, Olivier Giruod që barazoi rezultatin në minutën e 27-të.

Për golin e dytë dhe të avantazhit u desh të pritej minuta e 61-të kur mbrojtësi, Zouma shënoi për epërsinë e parë të “Bluve”.

Krejt në fund të ballafaqimit, Pulisic shënoi për 3:1 pas asistimit të gjermanit, Ëerner.

Kjo fitore e bënë Chelsean lider të Premierligës të paktën deri nesër.

“Londinezët” kanë grumbulluar 22 pikë deri më tani, kurse Tottenhami dhe Liverpooli janë në pozitën dy dhe tre me nga një pikë më pak, por edhe me nga një ndeshje më pak të luajtur. /Zeri.info