Super-ndeshje, Cadiz rikthen epërsinë ndaj Barcelonës

Super-ndeshje, Cadiz rikthen epërsinë ndaj Barcelonës

Sport December 05, 2020 - 22:26

Skuadra e Cadizit e ka rikthyer epërsinë e saj në takimin kundër Barcelonës në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit spanjoll, shkruan “Zeri.info”.

Pasi që Barcelona e barazoi rezultatin në 1:1, pas gjashtë minutave vendasit arritën ta rikthejnë avantazhin me anë të Negredos, që shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së "blaugranëve".

Pavarësisht se “katalunasit” po e dominojnë këtë duel, kjo nuk i ka mjaftuar ta “thyejnë” mbrojtjen e Cadizit. /Zeri.info

VIDEO