Tri klube italiane të interesuara për Mërgim Vojvodën

Tri klube italiane të interesuara për Mërgim Vojvodën

Sport July 01, 2020 - 18:18
Lajmet e fundit nga sporti

Disa klube italiane janë duke shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, Mërgim Vojvoda, transmeton “Zeri.info”.

Mbrojtësi i Standard Lieget kërkohet nga Torino, Lazio dhe Fiorentina.

Standardi kërkon 8 milionë euro për shërbimet e Vojvodës, derisa kishte paguar 1.2 milion euro për të në verën e kaluar.

Vojvoda është paraqitur në 30 ndeshje gjatë edicionit 2019/2020, derisa ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime./Zëri