Zyrtare: Caktohet data e rikthimit të boksit në Kosovë

Zyrtare: Caktohet data e rikthimit të boksit në Kosovë

Sport July 01, 2020 - 17:21
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën ka sjellë shumë vendime, derisa më i veçuari ishte data e rikthimit të boksit, pas ndërprerjes që ka shkaktuar pandemia COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

FBoxK ka vendosur që nga 18 korriku të fillojnë garat e boksit në Kosovë e ku I pari do të jetë turneun ndërkombëtar ‘Lah Nihmani’ që do organizohet në Prishtinë.

Gjithashtu Bordi i FBoxK ka vendosur që për shkak gjendjes jo të mirë financiare të klubeve të krijuara nga pandemia, të kenë 50% më lirë pagesën e regjistrimit dhe gjyqtarët të paguhen 50% më lirë për garat e këtij viti, teksa delegatët janë pa pagesë.

Njoftimi i plotë nga Federata e Boksit e Kosovës (pa ndërhyrje):

Bordi i FboxK, shqyrtoi disa pika dhe u morën disa vendime të rëndësishme:

Rendi i ditës:

1. Rifillimi i garave gjithni duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP.

2. Analazi e pergaditjeve bazike të kombëtares së mashkujve dhe femrave..

3.Nënshkrimi i memorandumit të FboxK dhe MKRS për vitin 2020.

4. Të ndryshme

Vendimet e Bordit të FboxK

1. Bordi vendosi që garat në boks të fillojnë me turneun tradicional nderkombetar “Lah Nimani” që do të organizohet me 18 korrik në Prishtinë.

2.Bordi analizoi dhe janë të kënaqur me pergaditjet e boksiereve që jan zhvilluar,dhe jan duke u zhvilluar në lartesi mbidetare 1200 – 1700 metra,ushtrime forcë,kondicion,qendrushmeri etj.,gjithni duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP.Bordi vendosi që pas perfundimit të pergaditjeve të grupit të dytë që janë femrat deri me 7 korrik, të vazhdoj me përgaditje grupi i tretë i boksierëve 17-18 vjeqar (2002-2003).

Keto pergatitje 50¬% mbeshteten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK.

3.FboxK është e vetmja federat që ka ngritur për 50¬% buxhetin për vitin 2020 dhe deri me tani ka mar vetem kistin e pare TM1,edhe pse tani eshtë koha që të miret kisti i tretë nga MKRS sipas nënshkrimit të memorandumit.Por për shkak të gjendjes së panedimisë (coronavirusi covit-19),dhe gjendjes së ndërrimit të qeverisë dhe institucioneve në vend presim që në muajin në vijim të marim mjetet financiare të TM2 ,sipas nenshkrimit të memorandumit me MKRS,dhe ti këthejmë mjetet e huazuara që i e kemi huazuar për aktivitete.

4.Bordi muar vendim se për shkak të pandemisë dhe gjendjes jot ë mire financiare të klubeve vendosi: Që klubet të kenë 50¬% më lire pagesen e regjistrimit për vitin 2020 ,dhe referet të paguhen 50¬% më lire për garat për vitin 2020,ndersa delegatet do të jenë pa pagesë.

5.Bordi i FboxK vendosi këtë vit kampion Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshar të mbahet në fund të muajit shtator.Image