Zyrtare: Milani blen Saelemaekersin

Zyrtare: Milani blen Saelemaekersin

Sport July 01, 2020 - 17:13
Lajmet e fundit nga sporti

Milani ka konfirmuar blerjen e futbollistit Alexis Saelemaekers nga Anderlechti, transmeton “Zeri.info”.

Belgu ishte i huazuar te Milani deri në fund të edicionit, por klubi kuqezi ka vendosur ta blejë lojtarin.

Saelemaekers ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me gjigantin italian.

Milani ka paguar 3.5 milionë euro për shërbimet e belgut.

Saelemaekers është paraqitur në 6 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Milanin./Zëri