ZYRTARE: Basketbollisti i Kosovës bëhet me skuadër të re

ZYRTARE: Basketbollisti i Kosovës bëhet me skuadër të re

Sport July 01, 2020 - 17:12
Lajmet e fundit nga sporti

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës së Kosovës, Mikaile Tmusic ka ndërruar ambient duke nënshkruar me një skuadër të re.

Fundori tashmë është prezantuar te skuadra malazeze, KK Podgorica, shkruan “Zeri.info”.

Të kujtojmë se, Tmusic ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti për dy vite.

Ndërsa, më parë në Superligën e Kosovës djersiti fanellën e Bashkimit.

Tmusic, është nga Mali i Zi, por prindërit e tij janë të lindur në Kosovë, dhe kjo ka bërë që ai të vesh fanellën e Kombëtares tonë. /Zeri.infoImage