Sanchez dhe Smalling do të kthehen në Manchester United pas përfundimit të edicionit

Sanchez dhe Smalling do të kthehen në Manchester United pas përfundimit të edicionit

Sport July 01, 2020 - 17:01
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi ka njoftuar se futbollistët Alexis Sanchez dhe Chris Smalling do të rikthehen në skuadër pas përfundimit të edicionit në Serie A, transmeton “Zeri.info”.

Sanchez është i huazuar te Interi, kurse Smallingu te Roma.

“Dyshja e Manchester Unitedit, Chris Smalling dhe Alexis Sanchez do ta përfundojnë edicionin 2019/2020 në garën vendore në Itali pas vendimit të marrë për t’i zgjatur huazimet në kontratat e tyre me Romën dhe Interin”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit.

Asnjëra skuadër nuk ka negociuar ospionin për blerjen e futbollistëve, edhe pse një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë kësaj vere./Zëri