Guardiola: Duket se Sane është afër Munichut

Guardiola: Duket se Sane është afër Munichut

Sport July 01, 2020 - 16:27
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Leroy Sane ka dashur të largohet nga klubi anglez, transmeton “Zeri.info”,

Strategu spanjoll ka thënë se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla, por duket se reprezentuesi gjerman është afër transferimit te Bayern Munichu.

“Sane deshi të largohej. Janë edhe disa çështje, por duket se ai do të shkojë në Munich”, ka thënë Guardiola.

“Ne ia urojmë atij çdo të mirë dhe një falënderim të madh për katër vjetët së bashku. Ai do të ketë një kapitull tjetër te një klub fantastik në Bayern Munich”, shtoi ai./Zëri