Kolni, 'kafshatë' e lehtë për RB Leipzigun

Kolni, 'kafshatë' e lehtë për RB Leipzigun

Sport June 01, 2020 - 22:33

Është mbyllur java e 29-të në futbollin elitar gjermane me ndeshjen Koln - Red Bull Leipzig pa ndonjë befasi.

Në ndeshjen e zhvilluar në "RE Stadion", RB Leipzig ka triumfuar kundër Kolnit me rezultat 2:4, shkruan "Zeri.info".

Patrick Schick ('20), Christopher Nkunku ('38), Timo Werner ('50) dhe Daniel Olmo ('57) shënuan golat për mysafirët në këtë sfidë.

Image

Nga ana tjetër, për Kolnin shënuan Jhon Cordoba ('7) dhe Anthony Modeste në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, RB Leipzign ngritet në vendin e tretë në tabelë me 58 pikë të tubuara.

Kurse, Kolni mbetet në vendin e 11-të me 34 sosh. /Zeri.info