FC Prishtina - Drenica, statistika interesante para sfidës në 'Fadil Vokrri'

FC Prishtina - Drenica, statistika interesante para sfidës në 'Fadil Vokrri'

Sport June 01, 2020 - 22:24

Me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.

Është kjo ndeshja e parë e gjysmëfinales dhe ku Prishtina konsiderohet favorit. Por, sa ka lënë pasoja pauza e gjatë, se sa ia kanë dal të përgatiten skuadrat në këtë periudhë, mbetët të shihet nesër në fushën e blertë të “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00, përcjell "Zeri.info".

Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje kampionale, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë dhe me bilanc pozitiv për Prishtinën me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit. Prishtina na goldallimin +30, 80:50.

Image

Prishtina në 6 ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje me goldallim, 7:2.

Prishtina dhe Drenica deri më tanë në kuadër të Kupës është ndeshur dy herë me Drenicën dhe që të dyja i ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.

Prishtina pritet të ketë tre mungesa në ndeshjen e nesërme, por megjithatë pritet të shihet nga seanca e fundit e sotme për ndonjë rikuperim të mundshëm.

Image

Gjysmëfinalja e Kupës – ndeshja e parë

Prishtina – Drenica

E martë, 2 qershor – ora: 18.00

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (Fk), Bujar Selimaj (Pz) - Mervan Bejtullahu (Gjl)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë. /Zeri.info