Hoeness shpreson që Sane t'i bashkohet Bayern Munichut

Hoeness shpreson që Sane t'i bashkohet Bayern Munichut

Sport June 01, 2020 - 22:16

Uli Hoeness ka thënë se shpreson që anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane të jetë pjesë e epokës së re të Bayern Munich nga edicioni i ardhshëm.

Presidenti i nderit i Bayern Munich ka shprehur dëshirën e tij që një marrëveshje për transferimin e Sane të arrihet këtë verë, shkruan "zeri.info".

Gjiganti gjerman e kërkoi Sanen edhe verën e kaluar, por pas lëndimit serioz të futbollistit gjerman, marrëveshja dështoi.

Bayern Munich dëshiron të paguajë 70 milionë euro për transferimin e Sane, sipas "Sky Germany", derisa kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm.

Hoeness tha për "Bayern 1": "Me Joshua Kimmich, Niklas Sule, David Alaba, Thiago dhe gjithashtu Leroy Sane, ne do të bënim një skuadër të re".

"Unë mund ta imagjinoj këtë, nëse gjithçka shkon mirë, se një epokë e re mund të nis në Bayern Munich", u shpreh Hoeness. /Zeri.info