Arsim Kabashi i drejtohet Ismet Munishit: 'Besa-besë, trajner i dashur, fjalën duhet me mbajtë'

Arsim Kabashi i drejtohet Ismet Munishit: 'Besa-besë, trajner i dashur, fjalën duhet me mbajtë'

Sport June 01, 2020 - 22:04

Ballkani i Suharekës ka qenë befasia më e këndshme e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka arritur që pas 22 javësh të renditet në vendin e parë në tabelë, duke lënë pas Dritën, Gjilanin dhe FC Prishtinën, shkruan "Zeri.info".

Për këtë ecuri fenomenale, merita të mëdha kanë trajneri Munishi si dhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi, i njohur si "Cima".

Vazhdimisht, Munishi thur "elozhe" për Kabashin duke treguar për afërsinë e tij ndaj skuadrës nga Suhareka përgjatë këtij edicioni.

Në rrjetin social "Facebook", Kabashi ka publikuar fotografi interesante me Munishin, ku dyshja shihen të qeshur:

"Besa-besë, trajner i dashur. Fjalën duhet me mbajt". /Zeri.info