Triumfon Interi, barazon Manchester Unitedi

Triumfon Interi, barazon Manchester Unitedi

Sport February 20, 2020 - 20:56

Interi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre te Ludogorets në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16-n e Ligës së Evropës.

Italianët kanë marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të kësaj faze dhe kanë siguruar me një këmbë kalimin në raundin e radhës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Rasti më i mirë i takoi Cristiano Biraghit (26’), goditja e të cilët u mohua nga portieri Iliev Ivanov.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët arritën t’i shpeshtojnë sulmet dhe të krijojnë më shumë raste për gol.

Rasti i parë i takoi Alexis Sanchez (50), goditja e të cilit u ndal nga shtylla, ndërsa Christian Eriksen (63’) bëri një goditje të bukur, por goli iu mohu nga portieri.

Ylli danez, Eriksen, ishte i papërmbajtshëm në minutën e 71-të duke shënuar golin e parë me fanellën e Interit, pas një goditje të saktë nga rreth 16 metrave për 0-1.Eriksen ishte afër golit edhe dy minuta më vonë, por nga rreth 30 metra goditi traversën, ndërsa në vazhdimin e ndeshjes pati edhe disa gjysmë-raste nga të dyja skuadrat, por goli erdhi vetëm nga Interi.

Në minutat shtesë ishte Romelu Lukaku, i cili nga pika e bardhë vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-0.

Ndeshja kthyese në Giuseppe Meazza është një javë më vonë, me datë 27 shkurt.

United barazon ndaj Brugget

Ndërkohë, Manchester United ka arritur të largohet i pamposhtur nga udhëtimi në Belgjikë te Club Brugge 1-1.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin, kur vetëm pas 15 minutave lojë kaluan në epërsi.

Portieri Simon Mignolet asistoi tek sulmuesi Dennis i cili me parabolë mposhti Romeron për 1-0.

Emmanue Dennis ka mundur të shënoj edhe një gol në minutën e 28-të, por Romero intervenoi për mrekulli duke mos u mposhtur.

Në minutën e 36-të, United arriti të gjente golin e barazimit kur shënoi Anthony Martial për 1-1.

Kësisoj me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por që rezultati në fund mbeti ai i pjesës së parë 1-1.

Kësisoj gjithçka mbetet e hapur për kualifikim për ndeshjen kthyese.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet pas një jave në Old Traford, ku dy skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në raundin tjetër.