“Qingji i vogël” dëgjohet në filmin iranian “Hijamat”, befasia e radhës nga kinemaja ndërkombëtare

“Qingji i vogël” dëgjohet në filmin iranian “Hijamat”, befasia e radhës nga kinemaja ndërkombëtare

Kultura July 25, 2026 - 17:05

Kënga shqiptare “Qingji i vogël” është përfshirë në trailerin e filmit iranian “Hijamat”, me skenar dhe regji nga Nader Saeivar, ndërsa producent është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi.

Pjesa nga filmi është shpërndarë edhe nga regjisori dhe producenti kosovar Ben Apolloni, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur në trailer dëgjohet kënga shqiptare.“Çfarë befasie e këndshme! Edhe një film i huaj që e paska përdor muzikën shqiptare”, ka shkruar Apolloni, duke treguar se fillimisht mendoi se ndoshta nuk po e dëgjonte mirë këngën dhe iu desh ta kthente trailerin nga fillimi për ta verifikuar.

Ai ka theksuar se filmat e kineastëve iranianë i ndjek gjithmonë me shumë kureshtje, ndërsa përfshirja e “Qingji i vogël” në këtë produksion ia ka shtuar edhe më shumë interesimin për filmin.“Hijamat” pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary, një nga festivalet më prestigjioze të kinemasë në Evropë.

Përdorimi i një kënge shqiptare në këtë film përbën një tjetër shembull të prezencës së muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare të artit dhe kinematografisë