“Carmina Burana” duartrokitet në Lecce, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Itali
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar me sukses shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro, në Ex Convento dei Teatini në Lecce, në kuadër të turneut të tij artistik në Itali.
Shfaqja u ndoq nga përfaqësues të Comune di Lecce, artistë dhe një publik i shumtë, të cilët e mirëpritën performancën e trupës së baletit kosovar, përcjell KultPlus.
Kjo paraqitje u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Comune di Lecce, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës.
Turneu në Itali përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e artit skenik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke sjellë para publikut italian një nga veprat më të njohura të repertorit të baletit bashkëkohor. /kultplus