Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë - konfiskohen armë, municion dhe drogë
Foto: Laura Hasani

Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë - konfiskohen armë, municion dhe drogë

Kronika September 11, 2026 - 12:34

Policia e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione në Prishtinë, pas një informate të pranuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, municion i kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Sipas raportit policor, dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe manipulim i provave”.

“Prishtinë / 10.09.2026 – 13:00 - 17:00. Pas një informate të pranuar, janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme prona të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrolleve si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri, një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi