Dy persona sulmojnë një zyrtar policor në Prizren
Kronika
September 11, 2026 - 10:06
Dy persona meshkuj kanë sulmuar një zyrtar policor.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje (e enjte), rreth orës 18:30, në Prizren.
Pas sulmit, si pasojë zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.
“Prizren / 10.09.2026 – 18:25. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri