Grabiti nëntë banesa në Austri, shqiptari dënohet me gjashtë vite burg
Kronika
September 10, 2026 - 23:13
Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg për grabitjen e 9 banesave në Vorarlberg, Austri.
Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor.
Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’. Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian.
I dënuari dyshohet se është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.
Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë. /vizionplus