Vdekje e dyshimtë në Dyz, Policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Dyz, Policia nis hetimet

Kronika September 10, 2026 - 09:14

Një person nga fshati Dyz i Podujevës ka vdekur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare mbrëmjen e së mërkurës, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte shfaqur problem shëndetësor dhe ishte dërguar në QKUK, por që më pas kishte vdekur.

Siç bëhet e ditur, tashmë hetimet kanë filluar për këtë rast, përderisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim mbi vdekjen

Fshati Dyz, 09.09.2026, 23:11. Është raportuar se te viktima mashkull kosovar janë shfaqur probleme me shëndet, ku më pas i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku edhe kishte vdekur. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime. /Zëri