Dogana ndalon kontrabandën në kufi: Mbi dy kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Dogana ndalon kontrabandën në kufi: Mbi dy kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Kronika September 10, 2026 - 08:48

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas zyrtarëve doganorë, fillimisht është ndaluar një autobus me udhëtarë dhe janë kryer kontrollet e duhura, raporton Zeri.info.

Më pas është intervistuar njëri prej udhëtarëve, i cili fillimisht ka deklaruar se nuk ka ndonjë gjë të dyshuar, por që gjatë kontrollit të çantës së tij është zbuluar një qese plastike që përmbante një substancë narkotike.

“Pas peshimit, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë.

Në kuadër të kontrollit të mëtejshëm, autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, me ç'rast nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi dhe substanca e dyshuar janë proceduar më tej tek organet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri