Në Mitrovicë kontrollohen pesë shtëpi, arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë
Foto: Laura Hasani

Në Mitrovicë kontrollohen pesë shtëpi, arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronika September 11, 2026 - 10:12

Janë kontrolluar pesë shtëpi në Mitrovicë dhe janë arrestuar tre të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 08:30, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi, që lidhen me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Shala e Bajgorës –Mitrovicë / 10.02.2026 – 08:30. Më datën 10.09.2026 janë kontrolluar pesë shtëpi të të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri