Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Kronika August 14, 2026 - 18:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje.

Grabitja kishte ndodhur me datë 11.08.2026 në Prishtinë dhe është identifikuar i dyshuari me inicialet .E.H., mashkull, 25 vjeç.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri