Aksident me fatalitet në rrugën Shtime - Lipjan, një i vdekur e tre të lënduar
Kronika
August 14, 2026 - 08:19
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime - Lipjan.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës, e konfirmoi rastin për klankosova.tv.
Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.