U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët nga Kosova

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët nga Kosova

Kronika August 14, 2026 - 15:23

Tre mërgimtarët nga Kosova, që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të varrosen në një ceremoni mortore që do të mbahet sot në orën 17:00, në lagjen "Nuhaj" të fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Tre të rinjtë humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani, teksa po udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë, ku jetonin dhe vepronin.

Lajmi për vdekjen e tyre ka tronditur familjet dhe komunitetin, ndërsa sot familjarë, miq, të afërm dhe bashkëfshatarë pritet të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Ata do të përcillen për në banesën e fundit në një ceremoni mortore, ndërsa familjet do të përballen me dhimbjen e madhe të humbjes së tre të dashurve të tyre. /albinfo.ch