Policia arreston një person në Pejë, dyshohet se sulmoi qytetarë në një qendër tregtare
Kronika
August 06, 2026 - 21:13
Policia e Kosovës k apranuar një informatë se një person po sulmonte qytetarët në një qendër tregtare në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Zeri.info, se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:15 në Pejë.
" Policia është njoftuar se në një qendër tregtare ne Pej, një person është duke i sulmuar qytetarët. Pas informatës Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin", tha Rugova duke shtuar se nuk ka të lënduar. /Zëri