Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, vdes 40-vjeçari në Durrës
Kronika
August 06, 2026 - 18:32
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, ku shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është ndjerë keq teksa punonte.
Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. /vizionplus