Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rrejshem
Foto: Laura Hasani

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rrejshem

Kronika August 06, 2026 - 18:12

Një alarm i rrejshëm për bombë është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ku dhe kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur procedurat e nevojshme të kontrollit.

Pas kontrollit është konstatuar se alarmi ishte i rrejshem.