Aksident mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë, një i lënduar
Kronika
August 06, 2026 - 18:43
Një aksident mes një treni dhe një veture civile ka ndodhur pasditen e së enjtes në Fushë-Kosovë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Zeri.info, se rasti është raportuar rreth orës 16:20.
“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë-Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit po i zhvillon Njësiti Rajonal i Trafikut. /Zëri