Gjendet vetura e raportuar e vjedhur në Gjilan, i dyshuari e kishte shitur

Gjendet vetura e raportuar e vjedhur në Gjilan, i dyshuari e kishte shitur

Kronika July 26, 2026 - 09:58

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe gjejë një veturë që ishte raportuar si e vjedhur në Gjilan.

Sipas informacioneve të policisë, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 23 deri më 24 korrik ndërmjet orës 10:00 dhe 20:00, transmeton Klankosova.tv.

Pas veprimeve intensive hetimore, më 25 korrik, policia e gjeti automjetin në posedim të një personi, i cili dyshohet se e kishte blerë veturën nga personi i dyshuar për vjedhjen.

Ndërkohë, personi i dyshuar për kryerjen e vjedhjes ndodhet ende në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila po vazhdon përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.