Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja
Kronika
July 26, 2026 - 09:06
Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Bazuar në të dhënat e policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja të pistoletës me gaz, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.