Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Kronika
July 26, 2026 - 09:41
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.