U dërgua pa shenja jete në Emergjencë, nisin hetimet për vdekjen e një personi në Ferizaj

U dërgua pa shenja jete në Emergjencë, nisin hetimet për vdekjen e një personi në Ferizaj

Kronika July 24, 2026 - 09:43

Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person mashkull është dërguar pa shenja jete nga Qendra Emergjente e Shtimes.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Shtime / 23.07.2026 – 20:44. Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete nga qendra emergjente e Shtimes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri