Sot varroset mërgimtari 19-vjeçar që u aksidentua me motoçikletë në Malishevë

Sot varroset mërgimtari 19-vjeçar që u aksidentua me motoçikletë në Malishevë

Kronika July 24, 2026 - 09:56

Sot do të varroset i riu që humbi jetën pas një aksidenti me motoçikletë në Malishevë.

I ndjeri Ermal Shala nga Mleqani i Malishevës kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet në vendlindje, ndërsa dje u aksidentua për vdekje me motoçikletën e tij.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa Policia e Kosovës po merret me zbardhjen e plotë të rastit.

“Malishevë / 23.07.2026 – 15:40. Është raportuar se drejtuesi i motoçikletës (mashkull kosovar) nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri