Përleshje fizike në Gjakovë, arrestohen katër persona dhe konfiskohet një armë
Katër persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me dy persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 02:00, në rrugën “Gaspar Karaqi”.
Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, së bashku me një karikator me 15 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 25.07.2026 – 02:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat m/k. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 15 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”.