Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se ngacmoi seksualisht dhe sulmoi fizikisht një grua

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se ngacmoi seksualisht dhe sulmoi fizikisht një grua

Kronika July 03, 2026 - 09:25

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në Graçanicë, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

“Graçanicë, 02.07.2026-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri