Gjendet një mjet i dyshuar në Bjeshkët e Junikut, largohet nga FSK-ja dhe KFOR-i
Kronika
July 03, 2026 - 09:43
Një mjet i dyshuar është gjetur në zonën e Bjeshkëve të Junikut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, më 2 korrik, rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar.
Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për çminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë largimin e mjetit pa incidente.
“Bjeshkët e Junikut, 02.07.2026-14:00. Është raportuar se në pyll është hasur një mjet i dyshuar. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin pa incidente”.