Sot seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Sot seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Kronika July 03, 2026 - 09:19

Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në periudhën e luftës në Kosovë.

Seanca pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e sotme palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre, kurse gjykata do të vazhdojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e çështjes.

Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës civile.