Pesë persona përfshihen në një rrahje në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohen në mbajtje
Kronika
June 25, 2026 - 10:12
Pesë persona janë arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 20:30.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Lëndim i lehtë trupor
ANP “Adem Jashari”, 24.06.2026 - 20:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje pesë të dyshuar meshkuj kosovare janë rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Zëri