Plas sherri për një pronë në Lipjan, arrestohen 15 persona
Foto: Laura Hasani

Plas sherri për një pronë në Lipjan, arrestohen 15 persona

Kronika June 25, 2026 - 09:30
Rrahje masive për një pronë - arrestohen 15 persona në Lipjan, 11 të lënduar

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone.

Në raportin ditor të Policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar 15 persona.

11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime.

Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Lëndim i rëndë trupor

Lipjan, 24.06.2026-18:20. Janë arrestuar 15 persona, pasi dyshohet se të njëjtët pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Zëri