Aksident në qendër të Prishtinës, pajisjet prej metali bien mbi një veturë [foto]
Kronika
June 24, 2026 - 11:52
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Bill Clinton” .
Siç shihet nga pamjet e fotografive, një automjet që po bartke metale, ka shkaktuar aksident ku pajisjet e metalit kanë rënë në veturën që ishte pranë, duke shkaktuar dëme materiale, raporton Zeri.info.
Deri tani nuk dihet për të lënduar, ndërsa “Zëri” ka kontaktuar edhe Policisë e rajonit të Prishtinës për të marrë informata. /Zëri