Ra nga lartësia në rrethana të panjohura, nisin hetimet për vdekjen e një personi në Fushë-Kosovë
Kronika
June 25, 2026 - 09:43
Mesditën e së mërkurës një person ka vdekur në Fushë-Kosovë, në rrethana të panjohura, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte rënë nga një lartësi.
Policia ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Fushë-Kosovë, 24.06.2026 – 15:32. Raportohet se në rrethana të panjohura nga një lartësi ka rënë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri