Vidhen dy trafo nga objekti i Trepçës, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
Foto: Laura Hasani

Vidhen dy trafo nga objekti i Trepçës, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro

Kronika May 02, 2026 - 11:44

Dy trafo raportohet se janë vjedhur nga objekti i Trepçës në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme, ku sipas Policisë, vlera e tyre arrin  rreth 60-80 mijë euro.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë dje rreth orës 08:05, në rrugën “ Shala e Bajgores” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

“Rr. Shala e Bajgores, Mitrovicë 01.05.2026 – 08:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri